Presidenti Ilir Meta ka dalë në konferencë të jashtëzakonshme duke deklaruar se nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit

“Kuvendi në mënyrë më të pabesë e të pamoralshme disa orë para se të vizitonte Komisioni i Venecias votoi në seancë plenare në errësirë të plotë pr/ligjin për disa shtesa në ligjin për gjykatën Kushtetuese.

Ndryshon nenin që rregullonte procesin e betimit të Gjykatës Kushtetuese duke i dhënë përgjigje pyetjeve për të cilën kishte thirrur Komisionin e Venecias.

Kjo dhunon në mënyrë flagrante nenin 21 të Kushtetutës. Votimi i ligjit është atentat i rëndë me qëllim kontrollin mafizoz të Gjykatës Kushtetuese.

Nuk do të pranoj instalimin e grushtit të shtetit në një polici antikushtetuese të shtetit PPP si president do të marr pjesë vetë në seancën plenare të komisionit të Venecias”.