Ish-ministri Gazmend Oketa ishte sot i ftuar në emisionin “Ditë e re” në TV Ora ku ka folur për karrierën në politike si dhe jetën si pedagog.

Oketa ka thënë se politika nuk ka qenë fare rastësi për të, por energjitë e tij fillimisht i ka fokusuar të studimet, ndërsa ka treguar se një nga arsyet pse është shkëputur nga fakulteti si pedagog ishte se nuk ngelte dot studentët, pasi kishin vështirësi ekonomike.

“Politika nuk ka qenë fare rastësi për mua, pasi në vitet ‘90 kam qenë student. Kam pjesë aktive në lëvizje dhe në grevën e studentëve. Nuk u futa direkt në politikë aktivisht, por i fokusova energjitë e mia te studimet. Kam punuar si pedagog. Një nga arsyet që u shkëputa nga fakulteti ishte ndoshta edhe fakti se nuk kaloja dot ata që nuk e meritonin aq lehtësisht dhe nga ana tjetër nuk e bëja dot që t’i ngelja duke parë vështirësisë e atyre fillimviteve. Një pjesë e studentëve asokohe detyroheshin të punonin 2-3 muaj në Greqi, ktheheshin për të ndihmuar familjen. Duhet ta shikoja me objektivitet dhe realizëm, prandaj nuk i bëja dot të dyja.”