Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës, ku tre automjete kanë përfunduar në det.
Paraprakisht mësohet se makinat janë futur për të tërhequr një varkë peshkimi dhe kanë ngecur.
Makinat janë një Land Rover dhe dy Nissan, njëri prej të cilëve me targa gjermane.
Në vendngjarje ka shkuar policia e shtetit dhe policia kufitare për të bërë sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





