Një aksident zinxhir është regjistruar pasditen e kësaj të diele në autostradën Tiranë- Durrës, ku janë përfshirë tre automjete, fatmirësisht pa të lënduar. 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e Sukthit, në autostradë.
Përplasja ka sjellë rëndim të trafikut për disa minuta, por pas zhvendosjes se makinave, është liruar pas disa minutash. Shkak ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, për të cilat edhe janë gjobitur tre drejtuesit.





