Ndonëse gjatë javës ka një axhendë të ngarkuar politike, duket se kreu i PD-së Lulzim Basha ka gjetur kohë për të shpenzuar dhe me bashkëshorten e tij, Aurela.

Lideri demokrat teksa i ka uruar shqiptarëve një të diel të mbarë, shfaqet i buzëqeshur pranë gruas së tij. I veshur sportiv dhe me kapele, Basha shihet mes natyrës, larg zhurmës politike, duke shfrytëzuar këtë ditë pushimi dhe me diell.

“Ju uroj një të dielë të mbarë dhe orë të gëzueshme me njerëzit tuaj të dashur”, shkruan Basha përkrah fotos.