Një shqiptar është arrestuar në Gjermani ditën e sotme, pasi në makinë iu gjet një sasi e konsiderueshme kokaine.

Sipas medieve gjermane, shqiptari i arrestuar është 45 vjeç, ndërsa identeti nuk është bërë publik. Ai udhëtonte me një makinë me targa gjermane dhe i tha policisë së kishte mbërritur në shtetin gjerman si turist nga Italia.

Gjatë pyetjeve të policëve, shqiptari shfaqi shenja nervozizmi. Gjatë kontrollit të makinës, u gjet 8.5 kilogramë kokainë e fshehur në kutinë e levës së marsheve dhe tek timoni. Pas sekuestrimit të lëndës narkotike, shqiptari u arrestua në kushtet e flagrancës.