Monika Kryemadhi ishte sot në qytetin e Fierit ku zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste pë Integrim.
Kryemadhi lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama për shpopullimin.
“Bashkë me varfërinë, faturat e larta, taksat e larta, çmimet e larta, mungesën e shërbimeve, shqiptarëve u shtohet çdo ditë e më shumë dhe malli për fëmijët e tyre, mungesa e fëmijëve të tyre. Çdo ditë shqiptarët largohen. Vetëm vitin e kaluar emigracioni në Shqipëri është rritur me 22%, ku pjesa më e madhe janë të rinj dhe reja. Të shkolluar dhe të diplomuar në universitetet tona largohen se nuk kanë mundësi gjetjen e një vendi pune. Kemi faj edhe ne sepse nuk ja kemi kujtuar çdo ditë Edi Ramës 300 mijë vendet e punës. Jo vetëm nuk hapi 300 mijë vende pune por përkundrazi mbylli me qindra dhe mijëra dyer shtëpish që u larguan nga Shqipëria dhe ikën në emigracion.”





