Arrestohet një shqiptar i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Teramo.

Mediat italiane shkruajnë se ndaj shqiptarit me iniciale T.I., 30 vjeç, banues prej disa kohësh në Itali, por jo me një vendbanim fiks, është lëshuar një urdhër për paraburgim nga Gjykata e Teramos.

Shqiptari i shpëtoi policisë më 12 dhjetor 2019, kur Karabinierët e Departamentit të Operacioneve arrestuan tre anëtarë të tjerë të një grupi (një italian dhe dy shqiptarë).

Të arrestuarit, në bazë të hetimeve të kryera nga Njësia Hetuese, u identifikuan si autorë të një sulmi të dhunshëm që ndodhi më 7 dhjetor në Martinsicuro, pranë një klubi nate “Las Vegas”, kundër një shqiptari tjetër 40-vjeçar.

I riu shqiptar i arrestuar kishte goditur me thikë kushëririn e një prej sulmuesve. Ai priste që 40-vjeçari të dilte për ta rrahur brutalisht jashtë klubit, por ai ishte dhunuar aq shumë saqë u transportua në spital, në rrezik për jetën.

Personi i arrestuar, siç është urdhëruar nga Autoriteti Gjyqësor, është dërguar në Gjykatën e Qarkut në Teramo.