Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës, fatmirësisht pa persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Lënda shpërthyese është vendosu në derën e dyqanit të shtetasit Arben Malotaj, 49 vjeç banues në Gocaj.
Dyqani ndodhet pranë shtëpisë së Malotës ndërkohë që në momentin e shpërthimit nuk ndodhej asnjë në banesë sepse kishin dalë për të festuar ditëlindjen e kryefamiljarit.
Familja Malota deklaroi se nuk ka pasur asnjë konflikt dhe nuk e dinë se përse ishte vendosur eksplozivi.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.





