Mediet e huaja kanë publikuar pamjet e frikshme të tërmetit me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter, që tronditi mbrëmjen e kaluar Japoninë.
Siç shihet në këtë video, tërmeti ka qenë aq i fuqishëm, sa ka lëvizur gjithçka në mënyrë të frikshme (shih videon këtu: https://www.reddit.com/r/PraiseTheCameraMan/comments/f3gn62/camera_man_holding_the_camera_steady_better_than/). Nga pamjet e kamerave të sigurisë, shihet se në një biznes gjithçka bie në tokë e shkatërruar, ndërsa lëkundja ndjehet edhe në tokë, pra në ambientet e jashtme.
Tërmeti u ndje nga të paktën 10 milionë banorë, ndërsa nuk la pas asnjë viktimë.





