Një shenjë rrugore kushtuar të gjithë të dashuruarve për Shën Valentin, u vendos përgjatë pamjes së Rignano Garganico, një fshat rrëzë malit të Shenjtë të quajtur “Ballkoni i Puglias”.

“Është e detyrueshme të biesh në dashuri duke parë pamjen” shkruhet në tabelë, ndërsa dy të dashuruarit puthen me njëri-tjetrin të mbështjellë me petale të zemrës.

Është ideja e Luigi Di Fiore, kryebashkiakut të Rignano Garganico: “Ne vendosëm të japim këshilla me rastin e Ditës së Shën Valentinit, për të gjithë ata që e konsiderojnë dashurinë një arsye më shumë për të jetuar jetën.

Dashuria mund të jetë gjithçka për ne dhe kjo panoramë e bukur është korniza e duhur për ditën e dashuruarve. Jetë e gjatë për të gjithë të dashuruarit!”, shkruan Luigi Di Fiore në profilin e tij në “Facebook”.