Delegacioni i Venecias që ndodhet në vendin tonë për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të ketë një takim dhe me përfaqësues të opozitës politike.
Nga ora 08:15 e ditës së sotme, Basha i shoqëruar edhe nga Petrit Vasili i LSI, Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi do të zhvillojnë një mëngjes pune me delegacionin e Venecias te Rogneri.
Në mbyllje, kryedemokrati Basha ka njoftuar se do të ketë një komunikim me gazetarët.
Pas takimit me Bashën, delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.
Ndërkohë dje, ekspertët e Venecias patën një ditë të ngjeshur me takime që nisën me kryeparlamentarin Ruçi, përfaqësuesit e komisionit hetimor, presidentin Ilir Meta dhe Arta Vorpsin.





