Momenti kur kryeministri Rama bëri një grimasë në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa ishte duke folur kryeredaktori i “Panoramës”, Robert Rakipllari nuk i ka shpëtuar blogerit Olti Curri. Përmes një postimi në Facebook, të cilin e shoqëron edhe me video, Curri nuk kursen ironinë dhe humorin.
“Kur ndërron dorën…dhe bëhesh gips”, shkruan Curri krahas videos.
Kryeministri Rama bëri reagimin që po bën xhiron e rrjetit teksa gazetarët e ftuar në “Opinion”, po e pyesnin lidhur me automjetin e tij të blinduar, për të cilin e ka akuzuar opozita ditët e fundit.





