Një aksident është regjistruar në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës, pasditen e sotme. Një automjet tip “Opel”, i drejtuar nga një grua ka goditur një motor.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe është shoqëruar drejt spitalit të Vlorës, ndërkohë drejtuesja e automjetit me iniciale A.B është shoqëruar në ambientet e policisë.