Falë magjisë së make up, grimeri James Charles është transformuar në këngëtaren shqiptare Dua Lipa.
Charles ka realizuar një video në të cilën tregon procesin se si u transformua në këngëtaren me famë ndërkombëtare.
Ai filloi videon teksa shfaqet i veshur me ngjyrë të gjelbër, duke imituar stilin e Duas.
Në fund të videos, vet grimieri mbeti i “shokuar” pasi pa rezultatin e transformimit.





