Një 80-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi kasolleja në një stan në urën e Gjormit në Vlorë ka marrë flakë.
Ngjarja r rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm sipas burimeve zyrtare.
“Më datë 13.02.2020, rreth orës 08:37, në vendin e quajtur “Ura e Gjormit” Vlorë, në një stan ka marrë flakë një kasolle dhe si pasojë dyshohet se është djegur 80 vjeçarja S.Z., e cila ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.





