Propozimi për martesë i një gjermani mori një audiencë më të madhe nga sa kishte planifikuar, pasi u shfaq në një pamje ajrore të përdorur nga Google Maps.

Agjensia gjermane e lajmeve DPA raportoi të mërkurën se 32-vjeçari Steffen Schëarz përdori një makinë për të mbjellë një arë misri në atë mënyrë që boshllëqet të formonin fjalët “A dëshiron të martohesh me mua?”

Schëarz thotë se ai e la të dashurën e tij të fluturonte me një dron mbi fushë majin e kaluar në Huettenberg, Gjermani qendrore, duke zbuluar mesazhin romantik dhe sigurisht që ajo tha “PO”.

Fermeri 32-vjeçar tha për DPA se nuk e kishte menduar ose pritur që imazhi të shfaqej në shërbimin e hartave popullore të Google, deri sa të afërmit në Kanada i dërguan foton, e cila është shpërndarë me shoejtësi në mediat sociale dhe komentet ishin të panumërta.