Akuza të rënda ka lëshuar kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.
“Kemi tronditur krimin e organizuar në palcë me ofensinvën e krimit të organizuar. E di shumë mirë. Janë investuar për të krijuar sa më shumë keqkuptime e mjegull. E di shumë mirë që në studio televizive ka njerëz të paguar nga krimi i organizuar për të bërë avokatin”.
“Kjo që po bëhet sot nuk bëhej dot dje. Kujt t’ia çonim ne ligjin special dhe dosjet e pasurive të deklaruara të këtyre xhagajdurëve që mirë që morën peng e vranë njerëz, shkatërruan jetë vajzash dhe lundruan mbi drogë, morën peng përmes xhagajdurëve të politikës dhe debatin politik në Shqipëri duke e kthyer në një debat skandaloz, të ulët dhe të poshtër, pa pikën e lidhjes për arsyen pse jemi këtu me fjalët: krimi, krimi,vrasës, vrasës, dhe duke zhytur përmes këtij debati politikën në nivelin më të ulët.”





