Në një deklaratë për mediat pas takimit me ambasadorin e BE Luigi Soreca, kryedemokrati Lulzim Basha tha se opozita nuk ka ndryshuar qëndrim në kërkesën për zgjedhje të parakohshme.
Basha u shpreh se gjatë takimit që pati me Ambasadorin Soreca, diskutimi u fokusua tek Reforma Zgjedhore.
“Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më shpejt. Kjo është rruga e vetme që shqiptarët të zgjedhin qeverisjen e tyre që t’u ofrojë më shumë mudnësi ekonomike e punësimi. Gjithcka që po shohim është produkt i krizës politike, që emrin ia ka venë vete i pari i qeverisë. Kriza ekonomike është produkt i krizës politike, KÇK-ja sot në qeveri është kryeministri dhe veglat e tij në pushtet. Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet tona, zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në një ditë. Nuk është lista e dëshirës së Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, është thirrja e cdo shqiptari që të nxjerrim vendin nga kjo krizë. Kjo është beteja, pa u zgjidhur kjo vendi nuk mund të bëjë dot përpara. Fokusi ynë është që procesi i Integrimit të vendit, të kalojë paralelisht me reforma në vendin tonë, dhe me zgjedhje të lira për qytetarët.”





