Meghan Markle mund të kishte përfunduar si grua e famshme e një futbollisti të Premierligës angleze, në vend të hyrjes në familjen mbretërore.

Rrjete të ndryshme britanike rozë raportojnë 38-vjeçare po kërkonte prej kohësh një burrë të pasur britanik. Kjo e bëri atë që të njihej me ish-futbollistin anglez të Arsenal e Chelsea, Ashley Cole.

Markle besohet se ka shkëmbyer mesazhe flirtuese me Cole para se të vendoste të mos interesohej më. Ish-mbrojtësi i majtë i Anglisë ka qenë në faqet e gazetave pas një tradhtie ndaj ish-gruas së tij Cheryl Cole, dhe supozohet se kjo bëri që Meghan të heqë dorë nga avancimi në njohjen e tyre.

Por tashmë ish-aktorja ka lënë pas gjithcçka dhe është martuar me Princin Harry më të cilin ka edhe një djalë, Archie. Së fundmi, ata janë vendosur në Kanada “për t’i shpëtuar shtypin britanik” dhe thashethemeve për jetën e tyre.