Operacioni Forca e Ligjit ka ndaluar 6 automjete të blinduara në Shijak dhe në Durrës. Mjetet e blinduara janë ndaluar nga policia për verifikim dokumentesh dhe po kontrollohet nëse janë të vjedhura apo jo. Bëhet e ditur se këto automjete po verifikohen për numrin e shasisë.

Kujtojmë se prej disa ditësh OFL ka ndërmarrë një aksion për verifikimin e pasurive të eksponentëve të krimit, pasuria e të cilëve është krijuar përmes veprimtarive kriminale. 

Ndërkohë, pritet që OFL të dalë me një komunikatë zyrtare për rezultatet e këtyre ndalimeve. 

Sot OFL i ka dërguar kërkesat për të deklaruar pasuritë e tyre, dy emrave të njohur për policinë, Emiljano Shullazit dhe Gjergj Cukalit, të cilët brenda 48 orësh duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë së tij.