Turqia është përfshirë nga moti i keq prej më shumë se 24 orësh. Temperaturat kanë rënë deri në minus 20 gradë celcius, duke shkaktuar probleme në qarkullim.
Liqenet janë ngrirë në pothuajse të gjithë pjesën verilindore të Turqisë. Ndër zonat më të prekura janë Sivasi dhe Hopa.
Ndërkohë një video e regjistruar në qytetin Hopa tregon se si vjen stuhia e dëborës nga Deti i Zi dhe më pas godet qytezën e Artvinin.
Pamjet filmike të kujtojnë skenat e filmave, por këtë herë bëhet fjalë për një fenomen real.





