Komisioni për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan ka zbardhur takimin e Presidentit Meta me kongresmenin Eliot Engel, që u zhvillua pak ditë më parë.
Në një postim në Twitter, Engel e konsideron të shkëlqyer takimin me Presidentin Meta.
“Një takim i shkëlqyer me mikun tim, Presidentin Ilir Meta. Diskutuam mbi situatën politike në Shqipëri, kontributin e saj në NATO, përpjekjet e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe për çështjet e ngritura rreth ‘mini-Shengenit’ në Ballkan.”





