Gjykata Administrative vendosi të pranojë sot padinë e shoqërisë ADFD për zonën e dyqaneve “Duty free” në Rinas.
Me vendimin e sotëm, Gjykata rrëzoi urdhrin e Ministrisë së Financave që i anuloi lejen e shfrytëzimit për 5 vjet të tjera të “Duty Free” në Rinas nga ADFD.
Që prej korrikut të vitit të kaluar, kur nënshkroi dhe kontratën me Tirana International Airport (TIA) shoqërinë që administron aeroportin e Tiranës, kompania amerikane nuk ka mundur të marrë në zotërim zonën e dyqaneve “Duty free”.
Përmes një sërë padish në gjykata, Albania Duty Free Distribution (ADFD), kompania e cila ka administruar zonën “Duty free” që prej viteve 2000, nuk u largua.





