Policia e Durrësit zbardh detaje mbi plagosjen e regjistruar rreth orës 20.30 në lagjen nr.13 Plazh. Mësohet se i plagosuri Rexhep Tereziu, 42 vjeç, ka tentuar të ndalojë një hajdut që kishte hyrë për të vjedhur në shtëpi. 

Personi i paidentifikuar nuk ka mundur të kryejë vjedhjen, por është larguar me shpejtësi.  Shërbimet e policisë kanë mbrritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të  bërë të mundur kapjen e autorit.

Ditën e shtunë, në mes të ditës në Durrës, rreth orës 14.30, u grabit në pikë dhënie kredie në lagjen nr.12 të qytetit. Grabitësi i maskuar ende nuk është kapur nga policia, megjithëse u vunë në ndjekje të tij edhe RENEA dhe FNSH. Ai mundi të largohej me rreth 100 mijë lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T. 

Në tentativë për të vjedhur por që është  diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e  banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi. 

Shërbimet e Policisë kanë mbrritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të  bërë të mundur kapjen e autorit

Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar 

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit  dhe kapjes së autorit.