Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga 4 persona, dy prej të cilëve ishin në kërkim.

Mësoht se në pranga u vu shtetasi F. A., 28 vjeç., banues në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Ky person në zonën e Vaqarrit, në Tiranë, në 4 shkurt ka vjedhur në një servis, mjetin në pronësi të shtetasit A. M..

Shtetasi SH. K., 26 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në pronësi të tij janë konstatuar një tavoline pokeri, fisha dhe letra bixhozi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

39-vjeçari me iniciale G. S., u arrestua pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur një sasi prej 4 gr. lëndë të dyshuar narkotike, e llojit canabis sativa, e ndarë ne dy qese farmaceutike.

Ndërsa një 35-vjeçar me iniciale G.LL u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim.

Materialet hetimore  për të gjitha rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.