Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në disa komisariate këtë të hënë, më konkretisht në Tropojë, Lezhë dhe Kukës.
Mësohet se në këto komisariate kanë ndryshuar shefat, të cilët janë shkëmbyer me njëri-tjetrin.
Shefi i komisariatit të Tropojës, Nik Nikolla është vendosur në Lezhë ndërsa ai i Lezhës, Agron Kurti ka shkuar në Kukës, në vend të Arben Kalajës.
Ndërkaq shefi i komisariatit të Kukësit, Arben Kalaja është zhvendosur në drejtorinë e përgjithshme të policisë, kurse në në krye të komisariatit të Tropojës do të jetë Arian Dumi.
Këto ndryshime vijnë pasi ka filluar të zbatohet paketa Anti-KÇK e cila deri më tani ka vënë në ‘sitë’ disa persona me të shkuar kriminale të cilët dyshohet se e kanë vënë pasurinë nga aktivitete të paligjshme.





