Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca ka dalë ditën e sotme një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera foli për metodologjinë e re të zgjerimit të BE, e prezantuar javën e shkuar nga Komisioni Europian.

Soreca tha se nëpërmjet metodologjisë së re të zgjerimit duhet të rikrijohet besimi mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

“Të gjithë ne e dimë që samiti i Komisionit Europian në tetor nuk solli çeljen e negociatave. KE është përpjekur të kuptojë pse ka ndodhur kjo, të gjejë shkaqet dhe procesi të jete më i parashikueshëm. Nëpërmjet kësaj metodologjie ne duhet të rikrijojmë besimin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Me anën e metodologjisë së re, udhëheqesit e BE do kenë një debat në vit për ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Element tjetër i rëndësishëm është që BE do perfshijë me shumë shtetet anëtare me monitorimin e ecurisë dhe procesi do jetë më i parashikueshem. Ne do të shikojmë të gjitha detajet, kriteret dhe kushtet qe çdo aspirant duhet të permbushë. Procesi do jetë më dinamik, do krijohen kapituj të ndryshëm. Është bërë një thirrje që shetet anetarë ta kthejne pas procesit e negocimit ne rast se do kete hapa pas. Pra BE do mund te pezulloje negociatat nëse kjo do jetë e nevojshme. Metodologjia e re i përmbush të gjitha kërkesat e të gjitha shteteve anëtare, sidomos atyre që ishin skeptike për çeljen e negociatave.”, tha Soreca.