Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparium Spahiu ka komentuar raportin e borxhit të Ministrisë së Financave i cili shkon deri në 375. 6 milion euro jashtë bilancit.

Spahiu shkruan në Facebook, se KLSH nxjerr dyfishin e borxhit për të njëjtën periudhë por shton se kur nuk ka shpjegim për paratë e taksapaguesve atëhere je i korruptuar duke ja hedhur si akuzë mazhorancës dhe kryeministrit.

STATUSI I PLOTË

375.6 milion euro, borxhe jashtë bilancit, raporton Ministria e Financave (KLSH për të njëjtën periudhë raporton dyfishin).

Tani, kur:

Nuk ka rritje pagash e pensionesh prej 7 vitesh,

nuk ka investime direkte në infrastrukturë,

nuk ka subvencione për bujqësinë,

kërkon borxh mbi 700 milion euro per ujësjellësa,

ndërtimim e shkollave dhe spitaleve e ke dhënë me PPP,

ke nivelin më të lartë të taksave dhe tatimeve në rajon,

patjetër që je më i KORRUPTUARI pasi nuk ka asnjë shpjegim tjetër se ku shkojnë paratë e taksapaguesve.