Dita e parë e javës do të nisë me mot të mirë. Sipas MeteoAlb, gjatë pjesës së parë të ditës së hënë do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat e lehta.

Por orët e  mesditës dhe pasditja shtojnë vranësirat, kryesisht në zonat veriore, duke bërë që në këto zona të kemi dhe reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -4°C në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45-55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.