Edhe java e ardhshme pritet të mbizotërohet nga rrezet e diellit dhe temperatura të ngrohta.

Kështu bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, i cili njofton se moti do të ndryshojë prej ditës së premte kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.

“Java pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Deri në mesjavë, reshjet e përkohshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Intensiteti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Deri në këtë ditë, erërat hera-herës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë. Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore. Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes”, njofton SHMU.

Deri atëherë SHMU ju fton të shijoni rrezet.