Mbërrijnë në gjykatën e Shkodrës 4 të arrestuarit, dy të rinj nga Durrësi, një nga Maqedonia dhe një nga Shkodra. për të shtënat me armë në qendër të pedonales.
Të arrestuarit janë Liridon Lushi, Arxhend Rexha, Ension Buraku (nga Durrësi) dhe Riad Xheladini, të cilët akuzohen për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Si pasojë e përplasjes me armë mbrëmjen e së 5 shkurtit në pedonalen e Shkodrës mbeti e plagosur aksidentalisht një kalimtare.
Sipas sqarimit të policisë motivi i përplasjes është një konflikt i hershëm mes të rinjve. Këto të fundit përpara oficerit të policisë gjyqësore e kanë pranuar se konflikti ka nisur në Gjermani dhe është shtrirë më pas në Shqipëri.
Konflikti lidhet me shitjen e një automjeti dhe mosdhënien e parave, që ka shkuar deri në vendosjen e lëndës plasëse ne automjetin e efektives Buraku, e motra e njërit prej të arrestuarve.
Më pas konflikti ka kaluar te të shtënat me armë në mes të pedonales së Shkodres, që si objektiv sipas policisë kishin 26-vjeçarin tashmë të shpallur në kërkim Mirsad Meta.





