Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës kanë arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh.
Nga burimet zyrtare mësohet se të prangosurit teksa drejtonin mjetin e tyre në gjendje të dehur kanë shkaktuar aksidente.
Të arrestuar janë shtetasit;
-A.M.,52 vjeç, banues në Klos, cili në rrugën Fushë Krujë-Thumanë, duke drejtuar mjetin tip “ford” në gjendje të dehur, ka goditur nga pas mjetin tip “honda” nga e cila për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
-G.A.,31 vjeç, banues në Durrës, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “benz” në gjendje të dehur ka goditur mjetin tip “benz”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.





