Një 37-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet greke për trafik droge ka rënë në prangat e forcave blu.
I arrestuari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar teksa po tentonte të futej në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.
Shqiptari u arrestuar në doganën greke, pasi gjatë kontrollit të pasaportës u zbulua se ai kërkohej në Kostur për trafik ndërkombëtar droge.
Sipas procedurave ai iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.





