Një ditë më parë, Pallati Mbretëror në Angli konfirmoi zyrtarisht se do të ketë një dasmë këtë vit.

Beatrice e York, vajza e Princit Andrea dhe Sarah Ferguson, do të kurorëzohet më 29 maj, me te fejuarin e saj Edoardo Mapelli Mozzi.

Ceremonia do të zhvillohet në kapelën mbretërore në Pallatin e Shën Xhejms dhe pritja në kopshtet e Pallatit Buckingham, 2 vite pas dasmës së Harry dhe Meghan.

Por dasma mbretërore pritet të “shkatërrohet” pikërisht nga këta dy të fundit. Me siguri do të marrin ftesë për të qenë në dasmë, por pavarësisht nëse do të zgjedhin të shkojnë apo jo, një gjë është e sigurt, se do të rrëmbejnë të gjithë vëmendjen dhe se të gjitha mediat do të jenë duke komentuar pikërisht për këtë.