Një pikë e dhënies së kredive në Durrës është grabitur rreth një orë më parë. Mësohet se personi që ka realizuar grabitjen ka qenë i maskuar.

Dyshohet se shuma e grabitur është 1 milion lekë të vjetra.

Punonjësi i kësaj pike e ka njoftuar policinë rreth 40 minuta më vonë.

Efektivët e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.