Zbardhen emrat e dy viktimave në aksidentin tragjik të ndodhur këtë të premte në Memaliaj të Tepelenës.
Viktimat ishin dy mësuesit Aleksandër Sako dhe Ornida Hoxha, të cilit ishin duke u kthyer nga puna.
Memaliaj/ Informacion paraprak
Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





