Bashkia e Durrësit njofton se deri më tani (ora 15:30) janë kryer 2100 aplikime në sportelet e aplikimit online “Shtëpia ime”-platforma online e aplikimit për programet e Rindërtimit.
Nga burimet zyrtare, mësohet se janë 56 sportele brenda dhe jashtë njësive administrative të Bashkisë së Durrësit ku punonjës të trajnuar janë në shërbim të qytetarëve për këtë proces.
Të gjithë banorët e Durrësit të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti duhet të paraqiten në këto sportele bashkë me dokumentacionin përkatës si; fotokopje të kartës së identitetit, çertifikatë familjare dhe një fotokopje të dokumentit të pronësisë së shtëpisë.
Procesi i aplikimit online do të vijojë edhe përgjatë ditës së shtunë.





