Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ka reagur lidhur me raportin e Standard and Poors, për gjendjen ekonomike dhe politikat fiskale në Shqipëri.
Ajo tha se raporti i fundit i S&P që qeveria refuzoi ta bënte publik tregon situatën e mjerueshme të ekonomisë, si dhe borxhin e lartë, i një qeverie që shpenzon për luksin e tepruar dhe oligarkët e oborrit por jo për shqiptarët dhe nevojat e tyre.
Jorida Tabaku: “Viti 2019 u mbyll me një bilanc negativ për ekonominë, ashtu si dhe 6 vitet e fundit. Konsumi në nivlet më të ulëta në vite, 49 % e shqiptarëve në kushte varfërie, të ardhurat e mungurara rreth 116 milionë euro dhe një rënie drastike e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe bizneset.
Këto tregues janë domethënës të filozfisë Rama të qeverisjes, taksa të rritura me rreth 2 miliardë euro, faturë stratosferike e PPP dhe borxhi publik i rritur në nivelet e 83% duke përfshirë dhe koncesioent dhe PPP.
Këtë situatë të të mjerueshme të ekonomisë e reflektoi dhe raporti i fundit i S&P që qeveria refuzoi ta bënte publik. Raporti është një dëshmi që tregon e bardhë mbi të zezë se ekonomia informale është e vetmja ekonomi në Shqipëri. Se euroizimi i tregut vendas nuk vjen si pasojë e tregtisë por si pasojë e ekonomisë së errët dhe kanabizimit.”
Tabaku deklaroi se Raporti i Standart and Poor’s rivërteton edhe një herë që Shqipëria ka një rrezik që vjen nga PPP-të të cilat po bëhen gjithnjë e më të pakontrollueshme dhe se Koorporata e Investimeve është një rrezik për të fshehur borxhin publik.
Jorida Tabaku: “Qeveria nuk ofron asnjë siguri se do të respektojë tavanin e përcaktuar për pagesën e PPP-ve siç nuk ofron asnjë garanci për të kontrolluar kontratat dhe eficencën e tyre.
Ajo që e rrezikon tanimë Shqipëri është fshehja e borxhit përmes Koorporatës së Investimeve dhe strukturën e dobët të borxhit. Koorporata e Investimeve është një minë me sahat në ekonominë dhe buxhetin e një vendi në zgrip të varfërisë. Siç është paralajmëruar edhe nga opozita kjo Koorporatë nuk ka për qëllim mirëqenien e shqiptarëve por vetëm të disa individëve që nuk prodhojnë dhe as ndihmojnë ekonominë, por, që vetëm centralizojnë pushtete dhe prona në pak duar.”
Sipas Tabakut ka vetëm një rrugë për të dalë nga kllapia e rilindjes, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme, politikave fiskale serioze në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.





