Bie akuza për grupin e strukturuar kriminal “Bajri”, ku Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka konstatuar moskompetencën e SPAK në gjykimin e çështjes së këtij grupi.

Kështu GJKKO, ka vendosur që çështjen ta transferojë në prokurorinë e Shkodrës, për të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri.

Operacioni ndërkombëtar “Oaz” arrestoi brenda një viti, 11 anëtarë të grupit “Bajri”, që akuzohen për gjobvënie të paligjshme, vrasje, trafik droge, pastrim parash, e të tjera.

Ndër të tjera, grupi akuzohet për dy vrasje, njëra më 7 shkurt 2001, kur u vra shtetasi A.T., dhe ngjarjen e datës 20 qershor 2002, kur u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe.