Delegacioni i Komisionit të Venecias pritet të zbarkojë në Tiranë në datat 9-12 shkurt 2019, me kërkesë të Kuvendit. Qëllimi i vizitës së tyre bëhet në kuadër të dhënies së opinionit për dy projektligjet si paketa “Anti-shpifje” dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive.
Delegacioni do të pritet nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe një përfaqësi e grupit me datë 10 shkurt, tek salla e Komisionit të Ligjeve, në kryesinë e Kuvendit.





