Gjykata administrative ka pezulluar nënkryetarin e Bashkisë Vorë, Genti Picarin.

Picari u emërua nënkryetar i bashkisë Vorë nga Agim Kajmaku ditën e shkarkimi të tij nga KQZ.

Kajmaku vijon të jetë në arrati pas akuzës së falsifikimit të formularit të dekriminalizimit dhe ushtrimit të detyrës pas përfundimit të mandatit.