Arben Malaj ka paditur në Gjykatën Administrative Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë për shkarkimin e tij nga detyra si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
Malaj e ka konsideruar të paligjshëm vendimin për shkarkim.
Qeveria votoi në dhjetor të vitit të kaluar shkarkimin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
Pak ditë më parë, Arben Malaj njoftoi se i është bashkuar Partisë Agrare Ambientaliste, ku do të kontribuojë si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.





