Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar në SHBA në një bashkëbisedim për mediat, ku tha se tani që “ne jemi të mirë, BE është në gjendje të tmerrshme”.

Në një postim në Facebook, Vasili ironizon se kryeministri Edi Rama është shumë mirë me “bananet” dhe PPP, ndaj e gjithë rinia ikën!

POSTIMI I PLOTË

Edi Rama flet me “sinqeritet” dhe thote : “Tani që jemi të mirë ata(BE) janë në formë të tmerrshme”.

Vertet Edi eshte shume mire se :

Planin e “bananeve”, qe vijne nga Kolumbia eshte rritur me dhjetra here dhe vazhdon te rritet e te rritet dhe plani i Edit realizohet shume mire.

PPP rriten e rriten aq sa po kepusin ne mes ekonomine sic e thote qarte edhe Standard & Poor’s, por rendesi ka qe Plani i Edit realizohet shume mire.

“Planet” e Edit, qe realizohen shume mire e kane bere vertet ate shume te lumtur dhe s’ka si te jete ndryshe me gjithe keto tonelata “bananesh” dhe miliarda koncesionesh, por te rinjte e Shqiperise kjo lumturi e Edit po i largon me mijera si kurre me pare nga Shqiperia.

Po Edi ti vertet je shume mire me banane e PPP, ndaj jepi nje dore edhe Europes se Bashkuar, qe eshte aq prapa dhe ha aq pak… “banane”, ndihmoje Europen Edi jepe edhe Brukselin me PPP dhe nisi te gjithe te rinjte e Europes prapa diellit.

Go Edi Go.