Një 36-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia në Vorë, pasi u kap duke qarkulluar me pistoletë pa leje.
I arrestuari me iniciale E.T. u ndalua për kontroll teksa po udhëtonte me makinë.
Shërbimet e policisë gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, i gjetën në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 7 fishekë.
Në automjet udhëtonte edhe një shtetas tjetër si pasagjer, i cili në përfundim të veprimeve u la i lirë, ndërsa 36-vjeçari posedues i armës së zjarrit u arrestua në flagrancë.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.





