Një shpërthim me tritol ka ndodhur në banesën e ish-basketbollistit Nikolin Arra në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të natës.

Mësohet se nuk ka të lënduar, pasi Nikolin Arra dhe familja e tij ndodhen në SHBA dhe Irlandë.

Por Nikolin Arra ka punuar edhe si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër, kur në 2016-n është arrestuar gjatë operacionit ‘Evazioni’ për mosmarrje të masave të duhura administrative ndaj subjekteve tregtare që ushtronin aktivitet tregar në kundërshtim me ligjet tatimore.