Plagosje me armë zjarri në qendër të Shkodrës. Ngjarja është raportuar në qendër të qytetit në rrugën pedonale “Kole Idromeno”.
Mësohet se është plagosur me armë një vajzë, e cila nga të dhënat e para ka qenë kalimtare.
Ngjarja sapo ka ndodhur dhe nuk dihen rrethanat e plagosjes, por pritet që policia të mbërrijë në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe zbardhur të vërtetën.





