Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku do të jetë pjesë e diskutimeve në Këshillin Atlantik.

Sipas axhendës, Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Fokusi i takimeve të kryeministrit Rama në Uashington do të jetë përafrimi i Shqipërisë me NATO, çelja e negociatave për anëtarësim dhe roli i tij si kryetar i OSBE-së.

Përveç sekretarit Pompeo, Rama parashikohet të takojë edhe disa zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit.