Grupet e konstatimit në bashkinë e Durrësit janë ende në terren për konstatimin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe procesi nuk është mbyllur ende.
Njëkohësisht vazhdojnë dy procese të tjera; aplikimi për bonusin e qirasë dhe aplikimi në platformën online “Shtëpia ime”.
Qytetarët durrsakë thonë se aplikimi online që ka pak ditë që ka nisur është një gjetje e qeverisë për të zvarritur sa më shumë procesin e vlerësimit të dëmit që u është shkaktuar qytetarëve, që nga tërmeti kanë humbur gjithçka.
Qytetarët durrsakë thonë se ende nuk e kanë përfituar bonusin e qerasë, ndërsa po sorollaten sa në bashki e sa në njësitë administrative për të plotësuar dokumentacionin.
Qeveria ka publikuar sot faturën e dëmit të shkaktuar, por qytetarët deklarojnë se deri tani nuk kanë parë ansjë grup vlerësimi që të bëjë një vlerësim paraprak në banesat e dëmtuara.
Ndërsa prisnin në rradhë për të aplikuar për platformën online, qytetarët thanë për DurrësLajm se po sorrollaten në zyrat shtetërore dhe deri tani nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.
Që fatura të jetë reale dhe jo afrofe, vlerësuesit duhet të përcaktojnë saktë çdo dëm të shkaktuar në shtëpitë e qytetarëve.
K.H.





