Rreth një orë pas aksidentit në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, policia e Durrësit ka dhënë informacion paraprak për ngjarjen, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës.

Sipas policisë, “më datë 05.02.2020, rreth orës 17:00, tek vendi i quajtur mbikalimi i Shkozetit, shtetasi A.B., duke drejtuar mjetin tip “Man” kamion, ka aksidentuar një këmbësor rreth 50 vjeç, i gjinise mashkull , akoma i pa identifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.